E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore bllokohen 5 kg heroinë në port, destinacion Italia

VLORE-Sekuestrohen 4 kilogramë e 840 gramë heroinë në portin e Vlorës, me destinacion Italinë. Burime zyrtare trë policisë së Vlorës bëjnë me dije së në bashkëpunim me drejtorinë rajonale për Kufirin Dhe Emigracionin është finalizuar operacioni I koduar “Tregtari” me sekuestrimin e lendes narkotike të dyshuar heroinë si dhe vënien në pranga të shtetasit Ermal Myrtaj, 27 vjec.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Mercedes-Benz me targa FR 9753 B, në pjesën poshtë fshirëseve të xhamit të parë janë gjetur të fshehura 9 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave ndodhej lënda narkotike. Sasia prej afro 5 kg heroinë si dhe automjeti tip benz, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. NDërkaq ndaj 27 vjecarit është ngritur akuza e “Trafikimit të lëndëve narkotike”
(jd shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›