Feith: Kosova territor unik, s’ka ndryshim kufijsh
PRISHTINË- Shefi i Misionit Civil Ndërkombëtar në Prishtinë, Pieter Feith vlerësoi se problemi i barrikadave në veri të Kosovës duhet të zgjidhet me rrugë paqësore, ndërkohë shprehu nevojën që në veri situata të kthehet në normalitet.
“Njerëzit nga veriu i Kosovës nuk duhet të kriminalizohen,as të konsiderohen pjesë e një skene kriminale. 90 për qind, ndoshta edhe më shumë se kaq, janë qytetarë që respektojnë ligjin”,- theksoi Feith në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve FoNet.
Zyrtari amerikan vuri theksin tek eleminismi i oraganizatave kriminale serbe dhe shqiptare.
“Ata duan që e gjithë kjo të zgjidhet, të lëvizin lirshëm dhe të jenë pjesë e te ardhmes europiane, ndërkohë lidhjet e organizatave kriminale serbe e shqiptare, duhen eliminuar”, -theksoi Feith.
Feith u angazhua edhe për shpërbërjen e strukturave paralele në Kosovë. duke kujtuar deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel për nevojën e çmontimit të strukturave paralele, rapoton Koha Ditore.
(e.m/BalkanWeb)