Mediat e huaja, vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje politikave ekonomike të qeverisë “Berisha”

Berisha për “Global Finance”: Shqipëria, me njё zhvillim ekonomik të qëndrueshëm
Në një intervistë për ueb-sajtin e njohur financiar, Kryeministri Sali Berisha shpalos treguesit pozitivë të ekonomisë shqiptare si dhe ambicien për shndërrimin e Shqipërisë në vend lider për prodhimin e energjisë së gjelbër
“Shqipëria është një vend që po njeh rritje ekonomike, ku investimet e huaja dhe eksportet po shtohen me ritme të ndjeshme”. Në një artikull të sajtit financiar “Global Finance”, thuhet se Shqipëria po ecën me një plan ambicioz përpara, ndërkohë që shumë vende të zhvilluara kanë probleme në ekonomitë e tyre. Duke vlerësuar zhvillimet ekonomike në vendin tonë, por edhe duke cituar kryeministrin Berisha, “Global Finance” thotë se qëllimi i tij nuk ёshtё vetёm rritja e përgjithshme e ekonomisё. Por edhe se ai do ta ktheje Shqipërinë nё njё superfuqi rajonale tё energjisë sё gjelbёr. Duke folur gjatё zhvillimeve tё takimeve tё Kombeve tё Bashkuara, Kryeministri Sali Berisha, i tha “Global Finance” se vendi po pёrdor njё kombinim tё taksave tё ulëta, investimeve tё mёdha nё infrastrukturё dhe nxitjeve tё investimeve tё synuara pёr tё tërhequr kapitalin e huaj. “Barra fiskale nё Shqipёri ёshtё ndёr mё tё ulëtat nё Europё”- deklaron kryeministri Berisha. “Qeveria ka shpenzuar 10% tё GDP-sё sё vendit nё ndёrtimin e rrugёve gjatё dy viteve tё fundit dhe ёshtё pёrpjekur tё pёrmirёsojë klimёn e biznesit”- sjell në vëmendje, shefi i qeverisë shqiptare.
Duket se këto përpjekje po japin rezultate. Sipas UNCTAD, investimet e huaja direkte janё rritur me mё shumё se 300% midis viteve 2005 dhe 2010.
Statistikat zyrtare tregojnё se eksportet gjithashtu janё rritur me 300%, ndёrsa rritja e GDP ёshtё midis 3 dhe 4%. Qëllimi i Berishës, thotë gazetari i “Global Finance”, është shndërrimi i Shqipërisë në vend lider, për prodhimin e energjisë së gjelbër. Për realizimin e këtij projekti, janё nёnshkruar kontrata pёr rreth 220 hidrocentrale, vendi tashmё ёshtё nё rrugё tё mbarё pёr tё arritur qёllimet e vendosura. Me lartёsinё mesatare mbi nivelin e detit mё tё lartё nё Europё, ne kemi gjithashtu disa vende qё janё vendodhje kryesore pёr gjenerimin e energjisё sё erёs. Kemi gjithashtu potencial pёr t’u bёrё lider europianё nё gjenerimin e energjisё diellore”- thotë kryeministri Berisha. Shqipёria ёshtё gjithashtu e pasur nё burime natyrore, me depozita tё rёndёsishme kromi, nikeli, bakri dhe hekur-ore, si dhe disa rezerva ari dhe nafte, tё cilat qeveria ёshtё e etur t’i shfrytёzojё. Nё tё njёjtёn kohё, industria e turizmit nё Shqipёri ёshtё duke u rritur fuqimisht, vizitorё tё shumtё tёrhiqen nga kombinimi i bukurive natyrore dhe trashёgimisё sё pasur kulturore. Numri i turistëve ёshtё rritur mё shumё se 10 herё, nga 300.000 në vitin 2004 deri nё 3.5 milion vitin e kaluar. Disa kritikё janё tё shqetёsuar, vendosmёria e qeverisё pёr tё zhvilluar minierat dhe energjinё mund tё shkaktojё dёme serioze mjedisore, njё akuzё qё Berisha e hedh poshtё. Ai pohon: “Ne besojmё nё zhvillim tё qëndrueshëm. Ёshtё e mundur - dhe ёshtё mёnyra mё e mirё. Pse do tё donim tё pёrsёrisim tё njёjtat gabime qё kanё bёrё vendet e zhvilluara?”- mbyll intervistën e tij për ueb-sajtit të njohur financiar “Global Finance”, kryeministri Sali Berisha.