Greqi, Papandreu jep dorëheqjen, nesër krijohet “qeveria teknike”

UPDATE- Jorgo Papandreu ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, duke i hapur rrugë krijimit të qeverisë teknike, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Mediat e Athinës raportojë se ka patur një takim “kokë më kokë” sot pasdite, mes liderit të mazhorancës Jorgo Papandreu, kreut të opozitës, Antonis Samaras dhe presidentit të Republikës, Karolos Papulias.
Bëhet e ditur se qeveria e re pritet të jetë gati në datën 8 nëntor.
Të hënën do të zhvillohen takime të tjera se kush do të jenë emrat e qeverisë së re.
Papandreu dhe Samaras do të takohen për të vendosur edhe për Kryeministrin e ri, pasi në bazë të marrëveshjes Samaras – Papandreu, ky i fundit nuk e ushtrojë më detyrën e Kryeministrit. Qeveria teknike, do ta përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme, në një të ardhme të afërt.