E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Kongresi i PS-së, “Kurban Kongres”

06-11-2011 / Gazeta 55

“Kurban Kongres”, e ka cilësuar kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kongresin e Partisë Socialiste që zhvilloi punimet. E pyetur nga mediat pas vizitës që zhvilloi në selinë e komunitetit myslimanë për festën e Kurban Bajramit, kryeparlamentarja Topalli i është përgjigjur në ikje e sipër “Kurban Kongres”, duke bërë kështu edhe një paralelizëm mes tij dhe librit më të fundit të publikuar nga lideri socialist Edi Rama, “Kurban”.
Gjithashtu kryeparlamentarja Topalli ka uruar edhe të gjithë besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›