Feith: Marrëveshja për kufirin është hap historik
Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë për demarkacionin e plotë dhe përfundimtar të kufirit të tyre të përbashkët, është përshëndetur edhe nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar i EULEKS në Prishtinë Piter Feith.
Ai e ka vlerësuar ngjarjen si një hap historik dhe ka përgëzuar qeveritë e Kosovës dhe të Maqedonisë, në veçanti kryeministrin Hashim Thaçi për vendosmërinë e treguar dhe rolin e rëndësishëm në këtë proces.
Sipas Feith diplomacia e investuar nga të dy shtetet është shpërblyer. Kjo marrëveshje bilaterale përfundon Feith në deklaratën e tij për shtyp është arritje historike, e cila padyshim se do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale tani dhe në të ardhmen.