Meta prezanton kandidatin për zgjedhjet e pjesshme
Zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të mbahen më 15 nëntor, përplasin të majtën dhe të djathten. Tashmë kur ka përfunduar dhe afati i vendosur nga KQZ-ja për rregjistrimin e kandidatëve nga forcat politike, gara mes kampit të majte dhe atij të djathtë sapo ka nisur. Ka qenë Lëvizja Socialite për Integrim, ajo që nëpërmjet kreut te saj Ilir Meta ka prezantuar përfaqësuesin e saj Gjergj Thumai, si të zgjedhurin që përmbush kriteret për të qenë në këtë garë me kundërshtarët e kampit të djathtë.
Meta “Thumai përmbush të gjitha kriteret për të qenë i përzgjedhur për këtë garë. Ne s’do i lemë votuesit e majtë pa alternativë, kandidati ynë është fitues dhe premtues madje edhe për Bashkinë e Kryeqytetit, duke qenë premtues për problemet e këtij komuniteti.”
LSI njoftoi pak ditë më parë daljen me kandidatë më vete në këto votime të pjesshme, për shkak të bojkotit të paralajmëruar të PS. Por, drejtues të kësaj partie, thanë, se kjo nuk do të thotë se mes LSI dhe PD prishet marrëveshja bashkëqeverise, e cila përfshin edhe koalicion për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Të djelën e 15 nëntorit gara elektorale mes së majtës dhe të djathtës në zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohet për kryetarin e Komunës Otllak, kryetarin e Komunës Fierzë, kryetarin e Bashkisë Fushë-Arrëz, kryetarin e Bashkisë Klos dhe kryetarin e Minibashkisë nr. 10 Tiranë. Këto komuna, bashki dhe minibashki kanë ngelur pa drejtues pas përfshirjes në garën për deputet të kryetarëve të tyre.