E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi nesër vizitë në Bruksel, do takohet me Ashton

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nis sot vizitën zyrtare në Bruksel, e cila realizohet me ftesë të shefes së politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e kryeministrit të Kosovës e cila thekson se Thaçi do të zhvilloj edhe takime të tjera në Bruksel.

“Temë kryesore e të gjitha takimeve të kryeministrit do të jetë axhenda evropiane e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Vizita e Thaçit në Bruksel bëhet një ditë pas arritjes së tre marrëveshjeve të para ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›