Feith: Nga unë, asnjë presion ndaj komisionit

Shefi i ICO-së, Pieter Feith, ka thënë se nuk ka bërë asnjë lloj presioni ndaj komisionit dhe deputetëve për Projektligjin e Qendrës Historike të Prizrenit dhe Hoçën e Madhe. Feithi, së bashku me kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrin Dardan Gashi kanë marrë pjesë në mbledhjen e Komisioni për planifikim Hapësinor, ku është diskutuar për Projktligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, shkruan koha. Anëtari i Lëvizjes “Vetëvendosje” në këtë Komision, Liburn Aliu, ka dalë në mënyrë demonstrative nga mbledhja. Ai ka thënë se ky ligj është tërësisht politik dhe diskriminues në baza etnike dhe fetare. Ndërsa kryeministri Thaçi nuk ka dashur të flasë për mediat. Ndërkohë pritet që sërish të mblidhet komisionin për të votuar amendamentet e propozuara.