E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto-Emiri i Katarit: Së shpejti do të investojmë në Shqipëri

Shqipëria dhe Katari hedhin hapin e parë drejt lëvizjes së lirë mes dy vendeve. Gjatë vizitës që po zhvillon në Doha, ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ka nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, por angazhimi i dy palëve ishte heqja sa më pare e vizave për qytetarët e dy vendeve. Ky është objektivi i përbashKët që kanë ndarë kryediploati Haxhinasto dhe Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al-Thani.
 

Gjatë takimit, Emiri i Katarit tha se investitorët vendas synojnë të realizojnë investime afatgjata në Shqipëri në projekte që lidhen me energjinë, turizmin, infrastrukturën, ndërtimin, e agrobiznesin.
 

Nga ana e tij zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Haxhinasto, propozoi që së shpejti të organizohet java e kulturës shqiptare në Katar, si një përpjekje për të sjellë dy popujt më afër dhe për njohjen e tyre më të mirë.
 

Duke u ndalur në zhvillimet në rajonet respektive, zv.Kryeministri vlerësoi kontributin e Katarit, veçanërisht për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke thekuar se ky është një shërbim që i bëhet gjithë rajonit.
 

Vizitën zyrtare në Doha Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Haxhinasto, e hapi me takimin me homologun e tij Sheikh Hamad bin Jassim Al-Thani, ku u diskutua mbi mundësine e realizimit te fluturimeve direkte midis Dohës dhe Tiranës.
 

Ministri i Punëve të Jashtme, u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit dhe Zv.Kryeministrin e katarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›