E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prelashi, 3 vjet ne radhe per t'u strehuar

Luljeta Ndoka

Kane kaluar vite qe nga momenti i prezantimit te strategjise per strehimin, si dhe te formulareve perkates, e megjithate te pastrehet nuk lodhen se prituri prane bashkise se Tiranes, per nje pergjigje pozitive ndaj kerkeses se tyre per strehim. Nje nga keta eshte edhe Prelashi nga Tropoja, i cili pret me dite, muaj e vite per te marre nje pergjigje pozitive. Nuk e ka problemin per vete, se fundja, ai nuk do te jetoje edhe shume gjate, por te femijet e tij.

Pritja

Poema e mjerimit kendohet edhe ne zemer te kryeqytetit, madje m'u perballe godines luksoze te bashkise se Tiranes. Njerez te papune e te pastrehe kane zene radhe para ketij institucioni me nje shprese paksa naive: Duan te takojne kryetarin e bashkise se Tiranes. Me i pervuajturi duket nje i moshuar 62-vjecar, i cili pret cdo dite per nje pergjigje pozitive nga bashkia. Arken me paketa cigaresh e ka lene ne shtepi, sepse, edhe pse eshte shume i varfer, nuk do qe te shkele ligjin. "Mjerimi nuk do meshire, por vetem te drejte", do te konstatonte Migjeni para 8 dekadash dhe keto vargje e ruajne aktualitetin edhe sot. "Nuk dua te bej ndonje gje te kunderligjshme. Dua vetem te kem nje shtepi dhe te punoj me forcat e mia", thote Prelashi, i vetmi krah pune, ne familjen me 8 pjesetare.

Aplikimi

Ka degjuar shume per programet sociale te strehimit, e megjithate eshte mjaft mosbesues. "Kam aplikuar duke plotesuar formularin, por nuk kam besim se do me zgjidhet halli. Nuk ma var njeri mua qe kam ardhur nga Tropoja", thote Prelash N., i ardhur prej 14 vjetesh ne kryeqytet, ai ende nuk ka nje shtepi te tijen. "Fillimisht jam strehuar ku kam mundur, madje edhe ne baraka, kurse tani jetoj ne shtepine e vellait tim", thote 62-vjecari, i cili pas nje jete plot me halle nuk e ka humbur ende shkelqimin ne sy. Disa shkrimtare (me siguri ata qe se kane provuar kurre mjerimin) kane thene se te varfrit jane me te lumtur, e megjithate, teksa sheh Prelashin nuk mendon fare keshtu. Edhe pse eshte 62 vjec, atij i duhet te siguroje nje shtepi per 8 femijet e tij. "Me erdhi pleqeria me halle. Nuk kam nje strehe timen, nuk kam as me se te ushqej femijet", psheretin ai. Me gjithe mosbesimin qe ka ne lidhje me programet e strehimit, ai thote se do ta provoje nje here. Fundja nuk ka se c'te humbe....

Radha

Qe ne oren 8 te mengjesit te djeshem, e deri pasdite, Prelashi nuk ka levizur nga dera e bashkise. "Dua te takoj kryetarin", thote burri trupvogel e me shume halle. Nese e pyet se a ka shprese ta takoje, ai thote: "Do ta pres me shume shprese. Ne fund te fundit, me mire te rri ketu e te zgjidh ndonje hall, sesa te rri rrugeve". As ka ngrene, as ka pire gjithe diten. Por, ka bere "roje" gjate gjithe dites. Pervec problemit te strehimit, nje tjeter shume madhor, eshte fakti qe ditet e fundit ka humbur punen e tij si shites ambulant bananesh. "Policia bashkiake nuk me lejoi qe te vazhdoja te shisja, se me thane qe eshte e kunderligjshme. Por une nuk kam mjet tjeter per te mbajtur femijet e mi", tregon kryefamiljari, gruaja e te cilit nuk jeton me. Te pakten nese do ta kishte ate, do t'i ishte bere krah. Kushedi, mund te kishin shitur se bashku... Veshtrimi i Prelash N. nga Tropoja, thote se jeta vazhdon, por te pakten ai kerkon qe ta lejojne qe te shese, meqe per pune tjeter s'ka vende e per me teper, nuk ka as moshe.

Kategorite

Personat qe deshirojne te perfitojne nga programet shteterore te strehimit, nuk duhet te disponojne ne pronesi banese, ose duhet te banojne nen normat minimale te strehimit. Keto kane qene dy kategorite qe iu jane premtuar, me shume shanse per t'u pajisur me nje strehe.

Struktura

Banesat me qira do te jene garsionere dhe apartamente 1+1, me kushte mesatare ne krahasim me ato qe jane ne treg. Per te aplikuar per keto programe, familja duhet te kete plotesuar formularin e aplikimit, i cili terhiqet prane zyrave perkatese te bashkive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›