E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enti i Banesave, heq pergjegjesine per pallatin e te pastreheve

Polemikat per pallatin e te pastreheve, shkundin edhe Entin Kombetar te Banesave ne Elbasan. Por Enti ka bere te ditur dje, se thjesht ka menaxhuar projektin dhe ka lidhur kontratat e me perfituesit dhe nuk ka lidhje me menyren e shperndarjes se tij. Drejtori i Entit Kombetar te Banesave ne Elbasan, Sali Cani pohoi se "per kete pallat, jane ndjekur te gjitha procedurat ligjore. Projekti eshte model tip edhe per disa pallate ne qytete te tjera". I pyetur nese ka pasur ankesa nga banoret e ketij pallati, drejtori Cani pranon se ka pasur ankesa nga qytetaret per problem te tilla, si mungesa e ujit te pijshem, cilesia e dyerve e dritareve, mungesa e ashensorit dhe sidomos per shumen qe duhet te paguaje cdo familje. "Ne kemi vepruar sipas listes se derguar nga Keshilli Bashkiak dhe kemi lidhur kontratat respektove, ndersa per projektin mund te them se pallati eshte projektuar me 8 kate me 40 apartamente, me kafazin e ashensorit pa ashensor, pa pompe per furnizimin me uje te pijshem dhe me kosto 24-25 mije per m2", thote ai. Enti zbulon fakti se i njejti pallat eshte fituar me tender me nje shume rreth 220 milione me pak se homologet e tij, ne qytete te tjera te vendit duke nenkuptuar ketu se punimet jane kryer pa cilesi. "Ndryshe nga qytetet e tjera, kontrata me firmen eshte lidhur per vleren 710 milione leke te vjetra. Korca pati vleren 930 milione per te njejtin pallat, ndersa 5 per qind e fondit eshte mbajtur rezerve". Mungesen e ashensorit, Enti e ka justifikuar me argumentin se aty do te strehoheshin varfanjake te pastrehe. "Ashensori ka nevoje per shpenzime te tjera shtese, dhe aty do te strehoheshin familje te varfra". Enti i Banesave ne Elbasan ka hequr nga pergjegjesia ceshtjen e furnizimit me uje. Kerkesa jone per vendosjen e nje pompe, nuk u miratua sepse objektivi i Entit te Banesave eshte te ndertoje vetem objektin, siperfaqen e banimit dhe jo mjetet e tjera shtese".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›