E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia mbështet integritetin dhe mosndarjen e Kosovës

PRISHTINË- Kroacia mbështet fuqishëm integritetin dhe mosndarjen e Kosovës, tha kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebiç, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës.

Ai është shprehur se “Unioni Evropian dhe procesi i integrimeve i lidhur me të, me siguri është faktori më i mirë i stabilizimit në këto hapësira”.

“Kroacia e mbështet fuqishëm integritetin dhe mosndarjen e territorit të Kosovës", tha kryeparlamentari kroat, Bebiç.
Ai shtoi se stabiliteti është ajo që u intereson të gjitha vendeve të Evropës Juglindore, sepse është garanci e zhvillimit në paqe dhe e prosperitetit.
“Për këtë shkak veçanërisht e vlerësoj rolin e organizatave ndërkombëtare, veçanërisht rolin e Unionit Evropian dhe NATO-s, të cilët në dy dekadat e fundit e japin kontributin e vetë për stabilizimin e kësaj pjese të botës”, tha ai.
Kryetari i Parlamentit të Kroacisë tha se bashkëpunimi në të gjitha fushat jetësore në mes të vendeve të rajonit është e vetmja e ardhme e mundshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›