E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktgjykim për krime lufte, 18 vjet burgim Gashit

PRISHTINË-Trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës kosovar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e shpalli sot të pandehurin Fahredin Gashi fajtor për veprën penale Krime të luftës kundër popullatës civile. Ai u dënua me tetëmbëdhjetë (18) vjet burgim, sapo njoftoi EULEX.

Sipas njoftimit, Gjykata konstatoi se, në qershor 1999, Fahredin Gashi në cilësinë e tij si pjesëtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në bashkëveprim me Nazim Bllacën, ka hyrë në shtëpinë e Sali Gashit në Varigovc, Komuna e Lipjanit dhe e ka vrarë atë.
I akuzuari Hysri Rama u shpall fajtor për veprën penale Ofrim të ndihmës kryerësve të veprës pas kryerjes së saj dhe u dënua me gjashtë muaj me kusht.
Këtë rast e ka ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›