E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Drejtësisë: Inspektim urgjent dosjes së Xhuvanit

Një tjetër djalë deputeti është bërë objekt i hetimit të procedurës së lirimit. Fjala është për Kostandin Xhuvanin djalin e deputetes Luiza Xhuvani i cili pak ditë më parë u dënua me dy vjet burg për veprën penale të vrasjes.

Për këtë arsye ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka urdhërur kontroll të dosjes në Gjykatë dhe në Prokurorinë e Tiranës për të parë procedurat penale që janë ndjekur në këtë rast.

Për këtë inspektim është informuar edhe Prokurori i Përgjithshëm. Grupi i inspektimit do të kontrollojë prokurorinë për politikën penale të dënimit si dhe për parimin e drejtësisë dhe barazisë në subjeketet e procedimit penal.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrit të Drejtësisë , për konkluzionet e kontrollit do të njoftohet edhe Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i lartë i drejtësisë dhe Presidenti i Republikës. Djali i artistëve Gjergj dhe Luiza Xhuvani akuzohet për veprën penale të vrasjes me armë të 26 vjecarit Alfred Musabelliun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›