Feith: Veriu i Kosovës të marrë status autonomie
PRISHTINË- Veriu i Kosovës të marrë një status autonomie. Ky është propozimi i shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare, në Kosovë Pieter Feith, i cili e krahason veriun e Kosovës, me rastin e Katalonjës në Spanjë.
Në deklaratën e tij për Euobserver,Feith deklaron prerë se Serbia nuk mund të jetë pjesë e BE, pa zgjidhur konfliktin me Kosovën.
“Nuk mund ta tolerojmë një kandidat të ri për anëtarësim në BE që të sjellë me vete një konflikt të ngrirë, nuk mund t’i keni të dyja, statusin e kandidatit që ec lehtë përpara dhe në të njëjtën kohë të mbani për fyti veriun e Kosovës. Kjo ndjenjë tani ndahet nga një numër shtetesh të BE-së”,- nënvizoi Feith.
Duke folur për situatën rajonale, Feith theksoi se serbët në Bosnjë dhe shqiptarët në rajon e shikojnë situatën midis Kosovës dhe Serbisë si fazën e fundit të një drame të gjatë.
“Kjo është kohë vendimtare jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për tërë rajonin, ata e shohin këtë si faza finale e një drame të gjatë që është luajtur për shumë vite dhe që mund të sjellë stabilitet afatgjatë nëse trajtohet si duhet. BE-ja ka përgjegjësi të madhe në këtë pikë”, deklaroi zyrtari i lartë.
(e.m/BalkanWeb)