Rikthehet Superliga, Skënderbeu kërkon konfirmimin, Tirana rikthimin në krye
TIRANË- Kompeticioni më i rëndësishëm futbollistik në vend, Superliga shqiptare, do të startojë sot në ora 16:00 me ndeshjet e javës së parë, Vllaznia-Laçi dhe Bylis-Shkumbini.
Duke vijuar në mbrëmje, me ndeshjen ku kampionët në fuqi, Skënderbeu i Korçës, do të përballen në fushën e tyre me skuadrën beratase të Tomorit .
Ditën e diel, do të përballen ndërmjet tyre Apolonia-Dinamo, Flamurtari-Kamza dhe Kastrioti-Pogradeci.
Ndërkaq, java e parë, do të mbyllet ditën e hënë me ndeshjen më të rëndësishme të saj, ku bardheblutë e Tiranës do të përballen me ekipin bregdetar të Durrësit, Teutën
Fillimi i këtij kompeticioni, i cili vonoi nisjen e tij për shkaqe burokratike, pritet me interes të lartë jo vetëm nga dashamirësit e futbollit, të cilët do të mbushin shkallët e stadiumeve për të parë skuadrat e tyre në fushën e blertë, por edhe nga klubet dhe drejtuesit e tyre për të parë frytet e punës gjatë merkatos verore.
Merkato ka sjellë shumë ndryshime në organikën e skuadrave, por pa lënë të ndryshuar sfidën për fitoren finale, ku ekipet pretendente janë po ato të vitit të kaluar, ekipi kampion në fuqi i Skënderbeut të Korçës, Tirana kryeqytetase dhe Flamurtari i Vlorës.
(e.m/atsh/BalkanWeb)