Feith: Zgjedhjet hap i madh për perspektivën evropiane
Nëpërmjet një deklarate, Feith ka shprehur kënaqësinë e tij "që zgjedhjet në përgjithësi u zhvilluan në një atmosferë të mirë dhe konstruktive e në të cilat morën pjesë të gjitha komunitetet e Kosovës". Ai me këtë rast ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e mirë të procesit zgjedhor.
"Isha i impresionuar nga përkushtimi i vazhdueshëm që treguan vëzhguesit nga shoqëria civile. Çdo ankesë duhet të trajtohet nga institucionet përkatëse në Kosovë, e veçanërisht nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP) në pajtim me kornizën ligjore në fuqi", tha Feith.
Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë gjithashtu vlerëson se zgjedhjet lokale paraqesin "një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën në tranzicionin e saj drejt një shoqërie shumetnike si pjesë e Evropës", duke shprehur besimin se përfaqësuesit e ardhshëm në nivelin komunalë do të punojnë për pajtimin në mes të komuniteteve në Kosovë.