E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith dënon dhunën në Kroin e Vitakut

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith dënoi incidentin e dhunshëm në Kroin e Vitakut, në të cilin u plagosën disa persona dhe një tjetër humbi jetën.

"Vdekja e një personi është tragjedi për familjen e tij dhe komunitetin, por në çfarëdo rrethane ky incident nuk duhet lejuar që të shfrytëzohet si pretekst për të ngritur tensionin dhe frikën në rajon, tha Feith.

“U bëj thirrje të gjithë njerëzve në komunitet që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe t`ia mundësojë asaj kryerjen e hetimeve sa më efikase që të jetë e mundur. Kjo është mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë incident pa vonesë dhe për të sjellë drejtësinë për ata që kanë marrë plagë dhe për vdekjen e një anëtari të familjes”, u shpreh ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›