Krasniqi: Aktet e dhunës të papranueshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dënoi incidentin që ndodhi mbrëmë në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë dhe u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të tregojnë maturi dhe qetësi.
Zgjidhja e të gjitha çështjeve do të bëhet nëpërmjet rrugëve institucionale, duke respektuar ligjet në fuqi, thuhet në deklaratën për mediat.
Kryetari i Kuvendit shfaq besimin e plotë se organet shtetërore kompetente do t`i hetojnë rrethanat që çuan te ky incident dhe se autorët e tij do të arrestohen dhe nxirren para drejtësisë.