E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith i habitur nga deklarata e Tadicit

Perfaqesuesi i Bashkimit Evropian ne Kosove Pieter Feith deklaroi sot ne Bruksel se eshte mjaft i habitur me deklaraten e presidentit serb Boris Tadic ne samitin e OSBE-se se cfaredo ndryshimi te gjendjes ekzistuese reale ne Kosove do ta nderprese dialogun me Prishtinen.

Ne diskutimin ne komitetin e politikes se jashtme te Parlamantit Evropian Feith tha se kjo eshte mjaft e habitshme sepse per gjendjen reale ne terren vendosin qytetaret dhe jo qeverite.

Qendrimi i Bashkimit Evropian eshte se neqoftese qytetaret deklarohen per ndryshime demokratike ne kete rast ne veriun e Kosoves atehere mendoj se kete nuk duhet ta pengoje asnje qeveri tha Feith.

Feith tha se pret dalje me te madhe ne zgjedhjet te serbeve te Kosoves ne jug te Ibrit por shprehu keqardhje qe ne pjesen veriore strukturat paralele i kane ftuar serbet ti bojkotojne zgjedhjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›