Kalendari i veprimtarive kulturore te dhjetorit

Ne 6 dhjetor vjen shen Nikolla...
A po vjen plaku i krishtlindjeve Pasi te dy pleqte i ngjajne kaq shume njeri-tjetrit sa mund ti ngaterrosh. Te dy me mjeker te bardhe me bark me mantel te kuq dhe mbi shpatulla nje thes me dhurata. Kush eshte pra shen Nikolla Historia eshte pak e komplikuar ketu. Figura e shen Nikolles lidhet me kryepeshkopin e Mires ne Licia nje njeri i njohur per dashurine e tij dhe perkushtimin per tjetrin. Ne rrjedhen e shekujve kjo figure eshte e lidhur me shume legjenda. Shen Nikolla konsiderohej si mbrojtesi i femijeve. 6 dhjetori eshte dita e emrit te shen Nikolles. Sipas tradites ne Gjermani femijet kete darke vendosin kepucet e pastruara para deres dhe ne mengjesin e 6 dhjetorit ato jane te mbushura me cokollata e bonbone - por po qe se ata kane qene femije te mire. Ndersa plaku i krishtlindjeve perkunder kesaj e ka diten e aktivitetit te tij ne 24 dhjetor paralelisht me lindjen e Jezu Krishtit. Data e fundit eshte nje shpikje e reformatorit Martin Luther qe ishte kunder nderimit te shenjtoreve pra edhe kunder shen Nikolles. Por per shume vete lindja e Jezu Krishtit ishte shume e rendesishme keshtu ne shekullin e 19-te u krijua edhe figura e plakut te krishtlindjeve si nje lloj shen Nikolle pak i ndryshuar qe vjen me dhurata ne naten e krishtlindjeve.
Emra te medhenj ne ekranin e kinemave
Bildunterschrift Angelina Jolie dhe Johnny Depp ne filmin Turisti
Ne faqet e shtypit bulevardesk u spekulua gjate por tanime ai eshte gati. shte fjala per filmin e fundit te regjizorit te njohur Florian von Donnersmarck. Ne vitin 2007 ai fitoi me filmin e tij debutues Jeta e te tjereve cmimin Oscar si filmi me i mire i huaj. Po kaq te larta jane pritshmerite edhe per filmin e tij te ri Turisti. Ky film shfaqet ne kinemate gjermane nga data 16 dhjetor. Por nuk eshte vetem emri i regjizorit ai qe i terheq njerezit ne kinemate gjermane. Ne film luajne dy yje hollivudi Angelina Jolie dhe Jonny Depp. Turisti eshte nje thriller qe e vendos ngjarjen ne Venecia ku tregon per nje amerikan me emrin Frank Johny Depp i cili bie pre e killer-ave ruse per shkak te renies ne dashuri me te bukuren dhe misteriozen Angelina Jolie. Por nje jave me vone ne kinema del filmi i nje regjizori tjeter gjerman po aq te njohur Tom Tykwer. Nje komedi tragjike qe ben fjale per nje cift borgjezesh. Te dy bien ne dashuri me te njejtin person. Nje histori trekendeshi. Si premiere filmi u shfaq ne Festivalin e filmit ne Venecia. Aty ai mori pjese ne konkurim por nuk arriti te merrte luanin e Venecias.
Studimi i ri per nivelin arsimor PISA
Bildunterschrift Lexim analog - A lexojne sot nxenesit faqe per faqe
Sa ne nivel eshte sistemi arsimor gjerman Kur ne vitin 2001 u botua Studimi PISA per here te pare nga Organizata per Bashkepunimin Ekonomik dhe Zhvillimin OECD ne te cilin krahasoheshin rezultatet mesimore te nxenesve nga vende te ndryshme Gjermania duhej te pertypej. Rezultati ishte negativ shqetesimi asokohe shume i madh mediat perserisnin nocionin shoku i PISA-s. Studimi i OCED-s del cdo tre vjet me i riu pritet te dale ne 7 dhjetor. Ne qender te studimit kesaj here eshte Leximi. Megjithate eshte e diskutueshme se sa realist eshte vleresimi i studimit PISA dhe sa tregues per cilesine e nje sistemi arsimor ne nje vend. Pasi rezultatet qe sjell nje nxenes varen nga shume faktore. Dallimet ne rezultate nuk mund te sqarohen vetem permes sistemit shkollor argumentojne kritiket. Jo pa arsye shume i kane kthyer syte nga Finlanda qe ka pasur rregullisht rezultate te shkelqyera ne kete studim. Pra varet nga sistemi shkollor rezultati Ne Gjermani diskutohet prej kohesh nese kategorizimi i femijeve pas klases se katert ne shkolla te nivelit baze shkolla profesionale dhe gjimnaze eshte vertet i vlefshem. Sido qe te jete studimi PISA gjithmone behet shkak diksutimesh.
Napoleoni dhe francezet
Bildunterschrift Betejat e Napoleonit tabllo e Christian Wilhelm von Faber du Faur
Menyra se si e trajton historine tende nuk eshte gjithmone e lehte - kush e di kete me mire se sa gjermanet. Ne rastin e Frances kjo duket se vlen per Napoleonin. Shume franceze nuk jane edhe aq krenare per qendrimet e pushtetshme te sundimtarit te tyre me te njohur. Keshtu eshte me e veshtire te organizosh ne France nje ekspozite per Napoleonin thote nje zedhenes i Muzeut Gjerman te Artit ne Bonn. Muzeu u tregua i gatshem te trajtonte kete teme. Ne 17 dhjetor ai prezanton ekspoziten Napoleoni dhe Evropa. nderr dhe traumatizim. Ne kete ekspozite i kushtohet vemendje figures se Napoleonit kush ishte ai si ia doli mbane te arrinte permasat e nje figure politike me mjaft influence dhe me kete te ndikonte ne vazhdimesi ne historine evropiane. Te ekspozuara jane dokumenta origjinale shume piktura dhe objekte te jetes se perditshme. Kuratore e ekspozites eshte studiuesja franceze Benedicte Savoy qe ka dhene mesim ne Universitetin e Berlinit. Por me vone ekspozita do te shtegtoje edhe ne France nga marsi deri ne qershor te vitit 2012 ne muzeun e ushtrise. Pra permes nje kthese ne Gjermani Napoleoni prape shkon tek francezet.
Autor Petra Lambeck/Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Angjelina Verbica