Te deziluzionuar - Punetoret polake largohen nga Irlanda

Irlanda eshte perballur me nje numer te madh imigrantesh ne kohen e zhvillimit te saj me te madh ekonomik. Por tani gjerat kane ndryshuar sepse shume imigrante kane mbetur pa pune dhe detyrohen te kthehen ne vendlindjet e tyre
Shtetasit e vendeve tjera anetare te Bashkimit Evropian ne vecanti polaket kishin shkuar ne nje numer te madh ne Irlande ne pjesen e pare te kesaj dekade. Nderkohe qe tani duhet te vendosin ose te mbeten ne Irlanden e cenuar nga kriza e rende financiare ose te kthehen ne shtepi.
fare te bejne tani emigrantet
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mijera protestojne ne Dublin kunder planeve te kursimit
Ne nje supermarket polak ne zonat kryesore te shopingut ne Dublin ende eshte nje atmosfere e gjalle. Por konsumatoret paralajmerojne kohe me te veshtira. Malgorzata Stankiewicz ka ardhur ne Irlande ne pjesen e pare te vitit 2007 kur ekonomia e ketij vendi ishte ende ne rritje. Kam pasur nje pune te cilen e kam gjetur pa asnje problem.
Ajo tani ka mbetur pa pune dhe si shume irlandeze te tjere kerkon pune ne agjencine e punesimit. Po kerkoj nje pune dhe cdo here dergoj CV-ne kur hapet ndonje vend pune. Po perpiqem te bej dicka per te gjetur nje pune tjeter.
Malgorzata nuk eshte e vetme. Ajo njeh shume polake te tjere te cilet ne Irlande kane humbur vendet e punes dhe kane vendosur te kthehen ne vendlindje. Shume prej tyre jane kthyer ne Poloni sepse atje kane familjet.
Imigracioni ishte masivpas anetaresimit te Irlandes ne BE
Sa sa polake kane ardhur ne Irlande prej anetaresimit te saj ne BE ne vitin 2004 nuk dihet e saktesisht. Numri me i madh te cilin kam degjuar eshte 200.000 qe per nje vend me 4.5 milione banore eshte nje numer goxha i madh.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift James Wickham ekspert per migracionin ne kolexhin Trinity ne Dublin
James Wickham ekspert per migracionin ne kolexhin Trinity ne Dublin shpjegon. Imigracioni ishte shume masiv ne vecanti pak para dhe menjehere pas anetaresimit te Irlandes ne BE. Ajo qe ne fakt ka ndodhur eshte qe shtetasit e vendeve te Evropes Perendimore njerezit nga Polonia por dhe nga Lituania Letonia dhe vende te tjera kane bere perpjekje per te gjetur nje vend pune ne Irlanden qe po perjetonte nje bum ekonomik.
Irlanda ishte atraktive jo vetem per polaket por edhe per shtetasit e vendeve perendimore evropiane te cilet atje kane gjetur pa veshtiresi vende pune. Njerezit si Neil nga Zelanda e Re tani jane atje me shume si turiste. Une jam tani pa pune. Por kjo i ngjan me shume nje pushimi per momentin.
Edhe Mikaela nga Suedia ka mbetur pa pune. Aktualisht po kerkoj nje vend pune. Tani jam duke shkuar ne nje interviste per pune. Kam degjuar se per njerezit qe njohin disa gjuhe eshte me lehte te gjesh pune dhe shpresoj se do te punesohem se shpejti.
Arsyet per te qendruar
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta kunder shkurtimit te vendeve te punes ne Dublin
Per imigrantet nuk eshte e domosdoshme te largohen nga Irlanda vetem per shkak te krizes financiare dhe veshtiresive ekonomike. Profesori James Wickham ve ne dukje se polaket te cilet per shembull kane mbetur pa pune nuk duhet te largohen nga vendi dhe kete e bejne sipas vullnetit te tyre. Ata jane qytetare evropiane dhe kjo eshte absolutisht e qarte. Ata i kane te gjitha te drejtat ketu i kane te drejtat e njetja per ndihma sociale sikur te gjithe qytetaret e tjere. Per momentin keto ndihma sociale ne vendin tone jane shume te larta me te larta se per shembull ne Britani te Madhe.
Kjo edhe mund te ndryshoje sepse qeveria irlandeze ka paralajmeruar disa plane per ndryshime. Por profesori Wickham ben te ditur se shume polake nuk duan te mbeten per shkak se jane mesuar me kohen kur te gjitha gjerat ne Irlande shkonin mire dhe ata kishin vende pune. Njerezit kane gjetur tani pune adekuate ne Poloni ndersa vendet e punes ne Irlande kane qene me shume joformale dhe i kane dhene njerezve me shume iniciative. shte interesante qe pergjigje te njejta kemi degjuar edhe prej njerezve qe kane ardhur nga Skocia. Njerezit duan te mbeten ashtu sic kane qene dhe duan qe iniciativat e tyre te shperblehen.
Shumekush mendon se Irlanda serish do te jete nje vend atraktiv per imigrante pas rimekembjes ekonomike. Tani per tani Irlanda po perballet me shume me largimin se sa me ardhjen e njerezve ne kete vend.
Autor Olly Barratt/Bahri Cani
Redaktoi Angjelina Verbica