E Diel, 1 Nëntor 2026

Feith kundra reagimit të Vetëvendosjes

Përfaqësuesi ndërkombëtar civil, Piter Feith, dënon ashpër paralajmërimin e lëvizjes Vetëvendosje, për bllokimin e pikave doganore kosovare me Serbinë.

Duke iu referuar njoftimit për shtyp, Feith ka theksuar: Bllokada e paralajmëruar e lëvizjes Vetëvendosje në dy pikëkalime kufitare, as nuk do ta promovoj pozicionin ndërkombëtar aktual të Kosovës e as nuk do të ndihmojë në përpjekjet për ndërtimin e raporteve normale me Serbinë.

Për të, kjo bllokadë nuk do ti ndihmojë përpjekjet e qeverisë, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar, për të ndërtuar raporte normale fqinjësore ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›