E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj, vizitë dyditore në Tiranë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, vizitoi sot Tiranën, i ftuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.

Gjatë vizitës dy ditore në Tiranë, Hoxhaj do të zhvillojë takime me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, si dhe me përfaqësues të tjerë të jetës politike dhe akademike në Shqipëri.

Gjatë takimeve të Ministrit Hoxhaj me liderët më të lartë të institucioneve të Shqipërisë, do të diskutohet për format konkrete të thellimit të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat dhe për vazhdimin e bashkëpunimit intensiv mes dy qeverive, në avancimin e axhendës integruese evropiane të të dyja vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›