E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 2 të moshuarve, kërkohen në SHBA

Dy bashkëshortë nga Kopliku i Malësisë së Madhe janë ndaluar nga policia pasi ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëashington në SHBA. Zoge Ahmataj, 69 vjeç dhe Qerim Zymer Ahmataj, 77 vjeç, u arrestuan në lagjen Mehaj të qytetit të  Koplikut ku dhe banojnë, me qëllim ekstradimin drejt ShBA-së, pasi autoritetet e drejtësisë atje, kanë caktuar ndaj tyre masën e sigurisë Arrest me burg, për veprat penale të Mashtrimit dhe Pastrimit të parave.

Operacioni i koduar Kujtesa është zhvilluar nga Sektori Kundër Pastrimit të Parave në Departamentin Kundër Krimit  të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër.

Të arrestuarit akuzohen se nga data 18.11.2009 deri më datë 01.01.2010, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në mënyrë të jashtëligjshme, kanë marrë pjesë në një skemë për të mashtruar një institucion financiar në Cleveland, Ohio, si dhe kanë përfituar paratë përmes aktiviteteve të rreme dhe mashtruese.

Strukturat Kundër Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme mbi aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›