E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi per presidentin

E enjte 12 Janar 2012 1738

Etore SequiAmbasadori i bashkimit evropian Etore Sequi ka kerkuar nga klasa politike shqiptare te ruaje profilin e presidentit te republikes si figure unitare e popullit. Duke komentuar deklaratat e PD dhe PS per ceshtjen e kreut te shtetit ambasadori Sequi pas takimin me avokatin e popullit i eshte referuar nenit 86 te kushtetutes per te theksuar rendesin e nje figure qe perfaqeson te gjithe shqiptaret.

Vete ambasadori ka shmangur komentet per nenin 87 te kushtetutes i cili flet per proceduren e zgjedhjes se kreut te shtetit ne 3 raundet e para presidenti zgjidhet me 84 vota dhe ne raundin e 4 me 71 vota. Pikerisht ky eshte neni qe ka hapur debate mes opozites dhe maxhorances pasi perballe kerkeses se PS per nje president konsensual PD e ka beret e qarte qe kreu i shtetit do te zgjidhet me 71 vota. Deri tani pro nje presidenti konsensual jane shprehur ambasadori i ShBA Aleksander Arvizu dhe ambasadori i OSBE Eurgen Wolfarth. Duke lexuar kushtetuten e Shqiperise shoh se ne nenin 86 te saj presidenti percaktohet si perfaqesues i unitetit te popullit. Prandaj se cili eshte mekanizmi per te permbushur kete detyrim kushtetues ju takon politikaneve ta percaktojne.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›