E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith në Bruksel, takim lamtumirës me Fule

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtarë në Kosovë, Peter Feith, ka qëndruar dje në Bruksel, me ç’rast është takuar me komisionarin për zgjerim të BE-së, Stefan Fule.

Nga ky takim nuk ka pasur prononcime për media, por nga burimet në BE është thënë se ky ka qënë një “takim lamtumirës kurtoazie”.

Peter Feith pritet që të largohet nga Kosova, pasi më 10 shtator pritet të përfundoj mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë një periudhe të mandatit të tij në Kosovë, diplomati holandez Feith ka qënë edhe si Përfaqësues i posaçëm i BE-së për Kosovën por, për shkak të kundërshtimit të disa vendeve të BE-së, të cilat nuk e njohin Kosovën, atij nuk i ishte vazhduar ky mandat dhe kishte mbetur vetëm në cilësinë e shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë.

Kjo zyrë deri tash e ka përfaqësuar Grupin Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën, që përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ky grup ka shpallur se më 10 shtator përfundon mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›