E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin: Mediat serbe më keqinterpretuan, për marrëveshjen

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jellko Kacin ka thënë se mediat serbe e kanë keqinterpretuar çështjen për marrëveshjen për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale.

Ai ka thënë se ka diskutuar me zyrtarët serbë se cili është qëndrimi i tyre lidhur me këtë.

“Është një pyetje që kërkon përgjigje vetëm nga përfaqësuesit serbë. Ata kanë arritur marrëveshje në dialogun me Prishtinën për mënyrën e prezantimit. Unë, sidoqoftë, do t’iu jepja mundësinë përfaqësuesve serbë të sqarohen lidhur me këtë”, transmeton agjencia serbe Tanjug deklaratën e tij.

Ai ka thënë se deklarata e tij ka qenë shumë e qartë, por mediat serbe nuk e kanë interpretuar mirë atë, transmeton “Koha”.

“Unë kam thënë se marrëveshja është arritur për metodën e përfaqësimit. Sidoqoftë, mediat në Serbi e kanë interpretuar këtë deklaratë në mënyrë të ndryshme duke shkuar edhe në atë se sikur është një marrëveshje mes meje dhe Dacicit. Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Kacin.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›