E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Pieter Feith, nuk ka përjashtuar mundësinë që të jetë pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd, i cili sipas paralajmërimeve të zyrtarëve të lartë të administratës së OKB në Kosovë pritet të fillojë javët dhe muajt e ardhshëm. Feith garantoi mbështetjen e Zyrës Ndërkombëtare Civile për Qeverinë e Kosovës në këto bisedime por theksoi se takimet e drejtpërdrejta ndërmjet palëve do të ishin më të favorshme për të dy vendet të cilat sipas tij kanë shumë çështje për të diskutuar. "Nuk do të doja të spekuloj tani për këtë gjë. Lidhur me këtë gjë preferoj të pres dhe të shoh se çka po sjellin zhvillimet e mëtejshme", tha Feith.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›