E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i jashtëm,seancë dëgjimore me Islam Laukën

Komisioni i jashtëm parlamentar zhvilloi sot paradite seancën dëgjimore për ambasadorin tonë në Kosovë. Vëtëm dy ditë më parë emri i kandidatit për ambasador Islam Lauka u dërgua në presidencë i propozuar nga Kryeministri Berisha. Në mbledhjen dëgjimore opozita kërkoi shpjegime për vonesën prej 11 muajsh e kandidatit e cila u shpjegua nga maxhoranca si çështje kalendarike. Kandidati për ambasador në Kosovë Islam Lauka pasi paraqiti në komisionin e jashtëm parlamentar politikën që do të ndjekë në Kosovë shprehu mirënjohjen për mbështetjen. Raporti që do të nxirret nga komisioni i jashtëm parlamentar do ti paraqitet Presidentit të Republikës Bamir Topi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›