Feith viziton sot Ekipin Përgatitor Komunal të Kllokotit
Me këtë rast Feith do të njihet me përgatitjet që janë bërë rreth themelimit të komunës së re në kuadër të procesit të decentralizimit. Me procesin e decentralizimit parashihet krijimi i pesë komunave të reja. Pas takimit, siç thuhet në njoftimin për media, Feith do të ketë një minutazh të kufizuar për pyetje. Kjo vizitë në Kllokot ishte caktuar më 4 shtator, por për shkak të obligimeve të tjera, Feith e kishte anuluar.