Pacolli kërkon nga Gadafi të njohë Kosovën
Në një komunikatë për media të AKR-së, thuhet se Pacolli ka kërkuar nga Gadafi, njohjen e Republikës së Kosovës dhe vendosjen e linjave të përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Gjithnjë sipas komunikatës së AKR-së, lideri i Libisë, ka premtuar se do të shqyrtojë me vëmendje mundësinë e njohjes së Kosovës nga vendi i tij, pavarësisht siç thuhet raporteve të mira me Serbinë dhe kërkesës së Rusisë për njohjen e Abkazisë dhe Osetisë.
Po ashtu, AKR njofton se Gadafi ka thënë se nuk do të ketë asnjë barrierë për lëvizje të lirë të kosovarëve në Libi, zhvillimin e marrëdhënieve në fushën ekonomike dhe në gjitha fushat e tjera të jetës. (start/rtk)