Festivali i Butrintit, vihet në skenë shfaqja “Fedra”
Ishte shfaqja “Fedra” e Rasinit, një bashkëpunim i dy trupave kosovare, teatrit “Dodona” dhe “Sythit”, që përcolli dje në mbrëmje konfliktin mitik mes pasionit dhe ndërgjegjes.
Sipas zyrës së shtypit pranë festivalit ndërkombëtar të Butrintit, regjisori Hysi është munduar të sjell në skenë një konceptim të ri regjisorial. Estetika e konceptuar prej tij ka qenë thjesht dramatizmi i veprës, vënia në skenë me saktësi e tekstit pa pasur nevojën për ndërhyrje bashkëkohore.
Në konferencën për shtyp, regjisori Hysi është shprehur se “Fedra e ka impresionuar si një nga lëndët më të fuqishme që sillet mes pasionit dhe ndërgjegjes, konflikti më i vjetër mes epshores dhe ndërgjegjes”.
Në këtë shfaqje kanë interpretuar aktorët Sheqere Buçaj, Shpëtim Kastrati, Bislim Muçaj, Basri Lushtraku, Bardha Neziri, Rabie Kryeziu, etj.
Miti antik e ka shtyrë Fadil Hysin të realizojë në harkun kohor disa vjeçar, vënien në skenë të katër vepra antike. “Kjo temë mundëson depërtime më të thella, në trajtimin e regjisë në temat psikologjike të shpirtit të njeriut për çlirimin nga shqetësimet politiko-shoqërore”, ka shtuar Hysi. Siç bën të ditur zyra e shtypit pranë këtij festivali, ky projekt ka kushtuar 17 mijë euro, një pjesë e të cilit është financuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës.
Në natën e sotme në skenën e festivalit ndërkombëtar të Butrintit do të ngjitet trupa e aktorëve turk, të cilët do të vënë në skenë dramatizimin e romanit “Dervishi dhe vdekja” e Mesa Selimoviç.
Prej 10 vitesh Festivali ndërkombëtar i Butrintit është kthyer në një ngjarje kulturore për vendin duke u renditur në agjendën e festivaleve evropiane të teatrove. Në edicionet e këtij aktiviteti kanë marrë pjesë trupa teatrore profesioniste nga shumë vende të ndryshme të botës si Anglia, Italia, Franca, Greqia, SHBA, Polonia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Serbia, Ukraina, Spanja, Hungaria, Holanda, Suedia, Maqedonia, Kosova, Zvicra, Gjermania, Çekia, Turqia. Në 10 vjet në skenën antike të amfiteatrit të Butrintit kanë interpretuar rreth 1980 artistë, të cilët janë ndjekur nga 37500 spektatorë vendas e të huaj.
Festivali, "Butrinti 2000", realizohet çdo vit në stinën e verës në qytetin e lashtë të Butrintit. Në ditët e këtij festivali, trupa teatrore nga vende të ndryshme, shfaqin vlerat më të mira në këtë gjini të artit. Ky festival gjithashtu shërben për promovimin e mëtejshëm të vlerave historike, kulturore dhe turistike të vendit.
Qyteti i Butrintit mendohet t’i ketë fillimet e tij në shekullin e 8 para Krishtit, me vendosjen aty të tregtarëve të Korfuzit. Butrinti, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të portit modern të Sarandës. Por Butrinti, është një nga qendrat më të mëdha arkeologjike të Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit dhe pasuri e shpallur nën mbrojtjen e UNESCO-s.