Feith:Kosova e përkushtuar për integrimin euro-atlantik
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith nisi sot një vizitë katërditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të konsultohet me palët e interesuara për situatën në Kosovë.
Feith do të informojë zyrtarët amerikanë në Departamentin e Shtetit, në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Këshillin për Siguri Kombëtare për zbatimin e mandatit të ICO-së. Po ashtu, ai do ta mbajë një fjalim në Institutin për Paqe të Shteteve të Bashkuara.
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar ka shprehur mirënjohjen e tij për Shtetet e Bashkuara në përkrahjen e fuqishme dhe të vazhdueshme që i kanë dhënë popullit të Kosovës.
"Jemi krenar që kemi personelin amerikan dhe evropian i cili punon së bashku në mision dhe çmojmë përkushtimin dhe kontributin e tyre", ka thënë Feith.
"është e qartë se ka shumë progres për t'u raportuar që nga vizita ime e fundit në Uashington në vitin 2008. Unë, po ashtu, do të nënvizoj nevojën për përqendrim të vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve të saj ndërkombëtar në reformat e nevojshme. Populli dhe Qeveria e Kosovës janë të përkushtuar në ecjen drejt strukturave evropiane dhe atlantike dhe këtë përpjekje më së miri mund ta shtyjmë duke u dhënë përkrahje reformave", ka theksuar Feith.
Ai ka thënë po ashtu se, kemi parë hapa të rëndësishëm që janë ndërmarrë në decentralizim dhe në themelimin e Gjykatës Kushtetuese. Sfida tani, sipas tij, është që të sigurohet që qeverisja e mirë dhe respektimi i të drejtave, veçanërisht ato të komuniteteve joshumicë të bëhen tipare të palëkundshme dhe të pakthyeshme të Republikës së Kosovës.