Poloni, SHBA-ja dislokon raketat e para "Patriot"
Mbërriti sot në Poloni bateria e raketave amerikane ''Patriot'' në kuadër të çështjes së negociuar mes Varshavës dhe Uashingtonit paralelisht me bisedimet për mbrojtjen amerikane antiraketë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia polake e lajmeve, PAP, e cila saktëson se bateria e përbërë prej 96 raketash ndodhet në bazën e Moragut, në veri të vendit dhe rreth 40 kilometra nga enklava ruse e Kaliningradit.
Prej pak ditësh në bazën e Moragut, vetëm disa kilometra larg kufirit rus, janë dislokuar edhe rreth 100 ushtarakë amerikanë për të përgatitur mbërritjen e raketave të cilat do të rikthehen në SHBA përsëri.
Ndërsa duke filluar nga viti 2020 këto raketa do të dislokohen përgjithmonë në këtë bazë dhe Polonia do të furnizohet dhe me raketat amerikane, tip SM-3.