E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fejzullahu kërkon rehati

Më 1 gush Erton Fejzullahu e përfundon aventurën në skuadrën suedeze, Mjallby, ku u pati huazuar nga NEC Nijmegen.

Atëherë sulmuesi kosovar duhet të kthehet në klubin holandez, me të cilin ka kontratë deri në qershorin e vitit 2013.

Ndërsa, NEC Nijmegen do të vendos për ta mbajtur në skuadër, apo për ta huazuar sërish dika tjetër.

Vetë prishtinasi ka pohuar për mediat suedeze se aktualisht është i përqendruar në kampionatin suedez me Mjallbyn. Por, ai e ka shprehur dëshirën e tij që gjatë kësaj vere të angazhohet në ndonjë klub për më gjatë, pasi nuk dëshiron të endet herë në një ekip, e herë në tjetrin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›