Lluka: Luftëtari, ekipi më i përsosur i kategorisë së parë
Autori i golit në barazimin me Kukësin thekson se tashmë nuk ka asnjë dyshim se gjirokastritët e meritojnë titullin kampion
Në ndeshjen e fundit Luftëtari fitoi edhe një futbollist vendës për të ardhmen, pikërisht Llukën, i cili u konfirmua si fondamental. Juljan Lluka, i datëlindjes 14.02.1991, u bë golashënuesi i 11-të i ekipit gjirokastrit dhe është i vetmi nga gjirokastritët e brezave më të rinj që arriti të ndriçojë. Gjatë fazës së parë ai është aktivizuar vetëm në një ndeshje, kurse pas asaj u aktivizua 12 herë, duke luajtur 4 ndeshje të plota.
asi ka shënuar 2 gola në ndeshjen LuftëtariSkënderbeu për Kupën e Shqipërisë, tani shënoi edhe golin e artë, që nga Kukësi zhvlerësohej po të shënonte 3 gola, por ai realizoi vetëm 1 herë në portën e Selimajt. Për barazimin në Kukës, Lluka shprehet: Në Kukës e dinim që kishim ndeshjen më të vështirë të këtij kampionati, sepse aty asnjë ekip nuk kishte marrë pikë.
kipi vendas pretendonte jo vetëm superioren, por edhe titullin kampion, kështu që tensioni, për shkak edhe të deklaratave, kishte arritur vlera për rrufe. Dhe vërtet gjërat nuk shkuan si në vaj. Gjyqtari nuk i dha karton të kuq Mziut për një ndërhyrje brutale ndaj Norës. Objekte disi të forta binin si breshër dhe Selimaj me Devollin u goditën me to.
Ekipi ynë, si dhe gjyqtarët, u bllokuan për mbi një orë e gjysmë në dhomat e zhveshjes nga turmat e irrituara, që nuk dinin çfarë bënin, ndërkohë që ne shkuam për tu matur vetëm në futboll. Kur shënojnë gol bëjnë si fëmijë edhe më të shquarit, kështu që kuptohet gëzimi im, aq më tepër që ky gol firmosi edhe titullin kampion, ndaj për mua do të mbetet si hajmali e rrallë.
Patjetër që meritë për këtë sukses ka gjithë ekipi. Triumfi është vepër e lojës kolektive, që na frymëzoi trajneri NevilDede. Me rezultatin e Kukësit, që mund të ishte edhe fitore, Luftëtari tregoi katërcipërisht se është ekipi më i përsosur i kategorisë së parë.
Ndeshjen e fundit do të presim Mamurrasin dhe padyshim që do të kthehet në një festë masive, sepse Luftëtari, pas 5 sezonesh mungesë, kthehet në superligë. Do jetë vërtet një festë, sepse çdo gjë u arrit me meritë.
