Reali kërkon Medel

Real Madrid është duke vëzhguar me shumë interes mesfushorin 24-vjeçar të Sevilla Gary Medel. Kileni është etiketuar nda drejtuesit madrilen si zëvëndësuesi ideal i 27-vjeçarit Lassana Diara, i cili me shumë gjasa do të largohet në verë nga Santiago Bernabeu. Sipas mediave spanjolle, Medel është në listën e Jose Mourinho për merkaton e verës dhe nuk mendohet që të refuzojë ofertën e Galaktikëve.