E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri e kthen Chavesin në besimtar

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chaves ka kaluar shumë kohë të karrierës së tij duke zbatuar idetë e ateistëve të famshëm Karl Marks dhe Fidel Kastros.

Tani që ndodhet në provën vendimtare të luftës kundër kancerit, lideri i majtë po inspirohet nga Jezu Krishti.

Në një dalje televizive, ai është shprehur se të jetuarit me kancer e ka bërë atë “më shumë të krishterë”.

Pavarësisht spekulimeve se sëmundja mund ti marrë jetën atij shpejtë, ai do të rikandidojë në zgjedhjet e tetorit.

Me 30 prill ia u nis për në Kubë për trajtimin përfundimtar të kancerit. “Jam i sigurt se Krishti do ta bëjë atë përsëri, pra do të vazhdojë mrekullitë”, tha Chaves, duke e puthur kryqin.

Një shumicë e konsiderueshme e venezuelasve praktikojnë katolicizmin, ndërsa edhe dominimi i protestantëve po rritet në disa pjesë të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›