E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fejzullahu provohet tek Udineze

Pas paraqitjeve të mira me ekipin suedez Mjalbi AIF, sulmuesi kosovar, Erton Fejzullahu ka zgjuar interesimin e shumë klubeve në këtë shtet.

Emri i 20-vjeçarit përflitet edhe në ambientet e kampionëve aktualë të “Allsvenskas”, Kalmar.

Gjithsesi, për Fejzullahun ka ardhur një mundësi e artë që të luajë në nivele të larta: gjatë kësaj jave, ai do të udhëtojë drejtë Italisë për t’u provuar te klubi i Serisë A, Udineze. “Udineze e ka një skaut në Suedi, i cili më ka vëzhguar dhe DVD-të e mia ia ka dërguar stafit teknik të friulanëve”, ka thënë Fejzullahu.

Talenti kosovar ka kontratë me Mjalbin deri në vitin 2010, megjithatë drejtuesit e klubit i dhanë leje që të testohet me skuadrën italiane.

Fejzullahu e pranon se transferimi do të ishte realizimi i një ëndrre: “Do të jetë me të vërtetë kënaqësi që të arrij të firmos kontratë me një nga ekipet e mëdha në Serinë A, që për mua gjithmonë ka qenë një ëndërr”. Sulmuesi beson se stili i lojës së tij përshtatet më së miri me futbollin italian.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›