E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry kërkon unitet nga bashkëlojtarët

Kapiteni i Chelseat, John Terry beson se blutë mund të fitojnë trofe këtë sezon, por për të ndodhë kjo ekipi duhet të jetë i bashkuar dhe i qëndrueshëm në paraqitjet. "Do t'u them se çfarë na duhet dhe çfarë dëshirojmë më së shumti në vitin 2009. Së pari kemi nevojë për një unitet. Kemi nevojë të jemi një, ne lojtarët, menaxhmenti dhe personeli dhe veçanërisht tifozët", ka thënë Terry. "E dyta, dëshirojmë të fitojmë disa medalje. Nuk arritëm tek asnjë në vitin 2008 dhe kemi nevojë për këtë. Deri tash këtë sezon nuk na shkon keq. Eliminimi në penalti nga Kupa Carling ishte një përjetim i keq dhe kemi ngecje prej tri pikësh në Premierligë dhe e kemi edhe Kupën FA". "Mund ta fitojmë Kupën FA. Mund ta fitojmë Premierligën dhe po ashtu edhe Ligën e Kampionëve", ka shtuar kapiteni i bluve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›