E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrati: 2009-a do të jetë viti im

Bekim Kastrati rishfaqet edhe më ambicioz për 2009-ën. Këtë gjë e ka bërë të njohur vetë ish-futbollisti kosovar i Kombëtares shqiptare dhe i Fortuna Dyseldorf në Gjermani në një prononcim për faqen gjermane “Fortuna News.

“2009 do të jetë viti im”, thotë ai, duke dashur t’i vërë kështu kapak periudhës 18-mujore jo të mirë, për shkak të dëmtimeve.

“Jam i gëzuar për rikthimin në fushë. Më në fund pas gati dy vjetësh mund të stërvitem një herë pa ndjerë dhimbje. Tani ndihem shumë mirë“, pohon kosovari.

29-vjeçari ka lënë pas dëmtimin në gju dhe operacionin e dhimbshëm në gishtat e këmbës. “Nuk shikoj më nga e kaluara, por nga e ardhmja. Mund të them se bashkë me skuadrën kemi një gjysmë viti shumë të vështirë përpara”, nënvizon ai. Objektivi i tij është ngjitja në Bundesliga 2 në fund të këtij sezoni: “Natyrisht më mungon praktika e lojës, por do t’ia dal. Deri në ndeshjen me Shtutgarter Kikers kemi para 5 javë stërvitje, të cilat do t’i shfrytëzojmë në maksimum. Objektivi ynë është Bundesliga 2”.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›