Sukaj dhe Teli braktisin Haxhetepën

Ky është edhe qëllimi i vetëm i udhëtimit të tij drejt Ankarasë menjëherë pas pushimeve të fundvitit në vendlindje.
“Do të mbyll gjithçka me këtë ekip. Kam folur me drejtuesit e klubit dhe ata më kanë thënë që do të ma japin kartonin, por për këtë duhet që të paguhet një shumë, e cila do të fiksohet nga vetë ata”, u shpreh vetë Sukaj në një prononcim për “Albaniasoccer.com”.
Ndërkohë që nuk mungojnë ofertat për të ardhmen e tij, mes të cilave ka pasur edhe disa marramendëse në aspektin ekonomik.
“Nga Arabia Saudite dhe Koreja e Jugut më kanë ardhur dy oferta shumë tërheqëse nga ana financiare, por unë dua të qëndroj në Evropë, ku luhet futbolli më i mirë në botë. Edhe pse ofertat nga këto dy vende ishin me të vërtetë shumë të mira, besoj se do t’i refuzoj”.
Në mendjen e tij janë vetëm ofertat që ka marrë nga ekipe evropiane, për të cilat nuk preferon të thotë emra, por pranon se është në tratativa. “Nuk është momenti i duhur që të them emra ekipesh për vetë faktin se bisedimet sapo kanë filluar. E vetmja që mund të them është se kam oferta nga Rumania dhe nga një ekip i Superligës turke. Ofertat e tjera preferoj mos t’i përmend për momentin”, sqaron Sukaj.
Por nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të tij te Vllaznia apo te ndonjë ekip tjetër shqiptar, edhe pse ai e konsideron si zgjedhjen e fundit.
“Edhe kampionati shqiptar është një opsion për vazhdimin e karrierës time. Dy ekipe të Superligës më kanë bërë ofertë, por për momentin, zgjedhja ime e parë do të jetë një skuadër jashtë Shqipërisë. Kryesorja është se kam në dispozicion kohën e mjaftueshme për të shqyrtuar ofertën më të mirë”.
I pakënaqur te Haxhetepe është edhe shkodrani tjetër, Admir Teli. Sikurse ka bërë të ditur vetë futbollisti në fjalë, e ardhmja e tij është dhënia në një tjetër ekip në formë huazimi. “Kam pasur disa probleme me këtë ekip dhe jemi duke biseduar për largimin tim në formë huazimi në merkaton e dimrit”, rrëfen Teli.
Ndërkohë që destinacioni më i mundshëm i tij, përveç rikthimit te Vllaznia, mund të jetë një skuadër në Qipro ose në Turqi. Megjithatë, për të mësuar të vërtetën do të duhet të presim edhe disa ditë.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code