E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fejzullahu rikthehet në Holandë

Erton Fejzullahu do të rikthehet në NEC Nijmegen, së paku deri në gjetjen e ndonjë ekipi të ri. Sulmuesi kosovar nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Mjallbyn, ku e kaloi sezonin e fundit në formë huazimi. 24-vjeçari ka mbetur i zhgënjyer nga oferta e ekipit suedez, pasi që në Holandë merr shumëfish më shumë para.

“Mjallby e ka bërë një propozim të kontratës, për të cilin nuk jam dakord, është mëkat. Projekti i kontratës nuk ishte interesant as të shihej. Për atë se sa kam bërë unë për këtë klub, është dashur të vlerësohesha në një mënyrë më të mirë. Kam dëgjuar se janë futur disa sponsorë, por unë nuk e meritoj këtë ofertë”, ka thënë i zhgënjyer futbollisti kosovar për të përditshmen suedeze, Sport-Expressen.

Me gjasë, Mjallby e NEC Nijmegen kanë arritur marrëveshje, por futbollisti nuk e ka ndërmend të luajë në Suedi, të paktën jo me këtë propozim. “Nuk jam dëgjuar ende me klubet e tjera, por automatikisht do të rikthehem në Holandë”, shtoi Fejzullahu, i cili dëshiron të vlerësohet më shumë nga Mjallby, pasi që ka dhënë shumë për këtë ekip.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›