E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fejzullahu s’e ka ndërmend të ndalet

Erton Fejzullahu po kalon një prej momenteve më të mira të karrierës. Sulmuesi kosovar ka realizuar pesë gola në tri ndeshje për Djurgardenin, duke e ndihmuar t’i grumbullojë 9 pikë në kampionatin suedez.

Ish futbollisti i Mjallbyt e i NEC Nijmegenit nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Ai do të mundohet të shënojë sa më shumë gola të jetë e mundur, që t’i thyejë të gjitha rekordet personale.

“Ajo që po e bëj nuk është një ëndërr. Unë po e bëj atë që mundem. Ndihem golashënues, pasi po luaj më pranë golit për dallim prej herëve të kaluara, kur nuk isha shumë në 16 metërshin kundërshtar”, deklaroi Fejzullahu për ueb faqen suedeze FotbollDirekt.se.

“Jam në formë të mirë, shpresoj të vazhdoj me ritëm të njëjtë dhe të shënoj gola tjerë deri në fund të sezonit. Unë e di se çka mund të bëj. Ky moment është zbavitës, dëshiroj t’i thyej të gjitha rekordet e mia”, përfundoi Fejzullahu i cili iu bashkua këtë verë Djurgardenit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›