E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pazzini: Hettriku ka domethënie të madhe

Sulmuesi i Milanit, Giampaolo Pazzini, ka deklaruar pas fitores ndaj Bolonjës ndaj të cilës ai shënoi hettrik se tre golat e tij të parë për Milanin kanë domethënie të madhe.

“Ky hettrik ka domethënie të madhe për mua dhe të gjithë ata që besuan në mua. Unë ndjej kënaqësi të madhe, pas një sezoni të kaluar ku qëndrova në pankinë”.

“Fakti që fituam më kënaq dhe bëri gjërat më mirë. Ne dëshiruam të fillojmë sezonin me fitore, por nuk ia arritëm. Tani jemi forcuar me lojtarët e rinj”.

“Problemet tona i takojnë të kaluarës dhe Milani tani mund të synojë Scudetton deri në fund të sezonit”, ka deklaruar Pazzini.

Giampaolo Pazzini u transferua te Milani nga Interi si pjesë e një shkëmbimi me Antonio Cassanon dhe shtatë milionë eurove të deponuara nga Rossonerët në llogaritë Nerazzure.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›