E Diel, 1 Nëntor 2026

Falkao, mbreti i pamëshirshëm i Kupave

Gazeta Shqip

42 gola në 53 ndeshje me bardhekuqtë, 5 nga të cilat të shënuar në finalen europiane

Superbomberi: Kolumbiani ka shkëlqyer në finalen e Europa League me një tripletë: Jam shumë i lumtur për këtë triumf. Gjithë këto ditë ëndërroja të fitoja Superkupën dhe të shënoja

30 gola: Përveçse ka vendosur dy finalet e fundit të Europa League, ka realizuar pak më shumë se 30 gola në dy edicionet e fundit të këtij turneu. Një kuotë jo e zakontë

Simeone: Diego Simeone është kthyer tashmë nga Cholo në një magjistar. Trajneri argjentinas e ka transformuar Atletikon e Madridit në një kundërshtar shumë të rrezikshëm

Për fat, këtë ndeshje e kemi luajtur më 31 gusht, nëse do ta kishim luajtur më 25 ose më parë, kam përshtypjen se nuk do të kishte qenë e lehtë ta mbaja Radamelin në skuadrën time. Cholo Simeone, në konferencën e shtypit pas triumfit në Superkupën europiane ndaj Çelsit, e përkufizon me fjalët më efikase mendimin, që qarkullon në mendjen e të gjithëve: çbën një si Falkao tek Atletico Madrid? Me gjithë respektin për rojiblancos-at, që në tre muaj kanë fituar dy trofe ndërkombëtare, duke fituar te të dyja ndeshjet me tre gola diferencë (3-0 ndaj Athletik në Bukuresht, 4-1 ndaj Çelsit në Montekarlo). Europa League nuk është një kompeticion në lartësinë e vlerave të këtij superbomberi, i cili, në fakt, përveçse ka vendosur dy finalet e fundit, ka realizuar pak më shumë se 30 gola në dy edicionet e fundit të turneut. Një kuotë jo e zakontë.

I fortë me të fortët Vendos një tigër në motor, shkruante një reklamë e vjetër e një marke karburantesh. Atletiko e ka vendosur El Tigre dhe cilindrat kanë filluar të gjëmojnë mjaft mirë: 40 milionët e investuara te 26-vjeçari kolumbian pas largimit të Agueros dhe Forlanit kanë prodhuar 42 gola në 53 ndeshje me bardhekuqtë, 5 nga të cilët të shënuar në mbrëmje, në të cilat fitohen kupa, sepse djaloshi demonstron se nuk është shumë i turpshëm në momentet e rëndësishme. Dhe vetëm nëse Simeone do të kishte ardhur më parë në drejtimin e Atletikos, me shumë mundësi në vazot e shortit të Champions League do të ishin edhe Colchoneros-at e Madridit, në vend të Malagas, kundërshtares së Milanit. Rrezik i shmangur, diçka për të ndezur një qiri në San Siro, ose të shenjtin që preferonin. Sepse El Tigre e ka shndërruar Atletikon në një kundërshtar shumë të rrezikshëm, veçanërisht në ndeshjet teke. Dhe në Montekarlo, toka e Çmimeve të Mëdha, djaloshi nga Santa Marta i ka mahnitur të gjithë.

Rikompensimi Paraqitet para mikrofonave menjëherë pas xhiros së fushës me kupën, me bluzën dhe këpucën e ndeshjes, pa mundur të gjejë kohën për të bërë dush. Patrik Klaivert i jep çmimin Lojtari më i mirë i finales: tre gola, një traversë dhe një shtyllë rrëzonin çdo kandidaturë tjetër, përfshi edhe atë të Arda Turani të mrekullueshëm. Pastaj një deklaratë e shpejtë por domethënëse për shtyp: Nëse mendoni se ka qenë mbrëmje e lehtë, gaboheni, shpjegon Falkao. Pozicioni në fushë, ekuilibri dhe ritmi janë gjëra jo të lehta për tu gjetur. Është shpërblimi im për Atletikon, që ka bërë një sforco të madhe për të më mbajtur. Për gjatë gjithë verës është folur shumë për një transferim timin në Premier League, por zgjodha të qëndroj këtu. Jam shumë i lumtur për këtë triumf. Gjithë këto ditë ëndërroja të fitoja Superkupën dhe të shënoja. Besoj se i kalova parashikimet. Ishte një ndeshje, një finale dhe një titull, të cilën në fund ne arritëm ta fitojmë, pavarësisht se në letër ishte Çelësi favorit. Objektivi kryesor për Radamel Falkaon tashmë në planin personal është fitimi i Këpucës së Artë në Primera Division, ku do të provojë të thyejë konkurrencën e Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit, dy yje në nivelin e të cilëve po ngjitet dalëngadalë dhe sulmuesi kolumbian.

Falkao, mbreti i pamëshirshëm i Kupave burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›