Felaj: Anëtarët e maxhorancës, zvarrisin procesin qëllimisht

Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj, në një intervistë për “Ora News”, vijon akuzat ndaj maxhorancës, përsa i takon njësisë numër 5, e cila ishte thembra e Akilit në rastin kur dy kandidatë konkuronin për një fitore të mundshme.
Nga njësia nr.49, Felaj deklaron se janë përfaqësuesit e maxhorancës të cilët po zvarrisnin procesin qëllimisht, duke mos bërë publike ende tabelën përmbledhëse të rezultateve.
Për të, kjo është në kundërshtim me ligjin, ndërsa citoi se votat e shumëpërfolura për kryetar Bashkie, të cilat janë hedhur në kutinë e Këshillit të quhen të pavlefshme.
Në lidhje me këtë cështje, Felaj përmendi se kjo është shkelje e nenit 117 e kodit zgjedhor.