E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Të respektohet vota e çdo qytetari!

Kandidati i Partisë Demokratike per Bashkine Tiranë, Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp nga selia blu, deklaroi se do të zbatohet me korrektësi çdo procedurë për numërimin e votave dhe në lidhje me këtë cështje, do ti drejtohet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për cdo votë të kontestueshme.

“Dëshiroj të falenderoj cdo komisioner, anëtar, vëzhgues që ndihmuan gjatë gjithë këtij procesi. Të gjithë kanë një dëshirë për rezultatin përfundimtar, por kjo nuk do të vonojë parimin se çdo votë të numërohet qartë”.
 

Të gjitha votat duhen numëruar saktësisht me ndershmëri dhe në mënyrë të barabartë dhe zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet” tha më tej Basha.
 

Ndërkaq, Lulzim Basha, iu drejtua në të njëjtën kohë të gjithë kandidatëve, sikundër dhe partive politike, për të ndjekur dhe repektuar të gjithë vullnetin e çdo qytetari.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›